Kronika 9 May 2025, 14:43 Nga VNA

Trupi i Ardit Beshirit gjendet pas një jave kërkimesh në minierën e Qafë-Burrelit

Ndaje në Whatsapp
Trupi i Ardit Beshirit gjendet pas një jave kërkimesh në

 

Pas thuajse një jave kërkimesh, është gjetur trupi i pajetë i Ardit Beshirit, 29-vjeçarit që humbi jetën teksa punonte me fadromë në një minierë kromi në Qafë-Burrel, ku u zë nga një masiv dheu.

Në kërkim të të riut, i cili u zhduk në Shqipëri, morën pjesë edhe forca të Ushtrisë së Kosovës, për shkak të vështirësive që paraqiste terreni.

Familja e tij bëri thirrje çdo ditë për ndihmë, me qëllim gjetjen e trupit.

Pas ngjarjes, Policia e Dibrës arrestoi drejtuesin teknik të shoqërisë kineze të përpunimit të kromit "Hua Yi" sh.p.k., Admir Lala, nën dyshimet për akuzën “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

29-vjeçari Ardit Beshiri po punonte për sistemimin e mineralit të kromit kur ndodhi shembja që i mori jetën.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme