Kronika 8 May 2025, 08:50 Nga VNA

Krimet zgjedhore – Regjistrohen 123 kallëzime në SPAK, 35 çështje në hetim penal

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore – Regjistrohen 123 kallëzime në SPAK, 35

SPAK ka administruar 123 materiale kallëzuese në lidhje me krimet zgjedhore të raportuara gjatë këtij viti. Nga këto, 35 raste janë regjistruar si procedime penale dhe ndodhen aktualisht në fazën e hetimit.

Bilanci i materialeve të administruara:

•35 procedime penale të regjistruara;

•22 vendime për mosfillim hetimi penal;

•16 kallëzime janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve;

•10 materiale janë në proces verifikimi nga Policia e Shtetit;

•1 kallëzim është bashkuar me një çështje ekzistuese;

•Pjesa tjetër mbetet në proces verifikimi paraprak.

Origjina e procedimeve penale:

•20 janë bazuar në referime nga Policia e Shtetit;

•8 janë nisur kryesisht nga vetë SPAK;

•3 janë ngritur mbi kallëzime nga qytetarë;

•2 janë referuar nga prokuroritë e rretheve;

•2 janë iniciuar nga subjekte politike.

Veprat penale që po hetohen:

•29 procedime janë regjistruar për korrupsion aktiv në zgjedhje (neni 328 i Kodit Penal);

•4 procedime për korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje (nenet 328 dhe 328/b);

•1 procedim për përdorim të funksionit publik për qëllime politike (neni 328/a);

•1 procedim tjetër për kombinim të nenit 328/a dhe shpërdorim detyre (neni 248).

SPAK ka nën vëzhgim të shtuar rastet që lidhen me manipulimin e votës, presionin mbi votuesit dhe përdorimin e burimeve shtetërore për përfitime politike. Autoritetet po vijojnë me verifikime dhe marrje në pyetje të personave të përfshirë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme