Kronika 7 May 2025, 19:45 Nga VNA

Vrasja në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte paralajmëruar në rrjetet sociale

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Has/ Autori Ylber Jaku e kishte paralajmëruar në

Ylber Jaku, autori i vrasjes së ndodhur pasditen e sotme në fshatin Pla të Hasit, ku mbeti i vdekur 34-vjeçarin Ryshyt Sallah, kishte paralajmëruar aktin në rrjetet sociale.

Në një postim të bërë një ditë para ngjarjes, Jaku kishte shpërndarë foto me mbishkrime ku kërkonte drejtësi në emër të Allahut, duke theksuar se kur drejtësia injorohet, ai vetë është i detyruar të ndërmarrë veprime për ta sjellë atë.

Pasi kreu krimin, Ylber Jaku ka bërë një postim në rrjetet sociale lidhur me vrasjen, ku krahas fotos së tij, shkruan:

“M’u desh të vrisja njërin prej tyre thjesht duke përdorur një pistoletë. Arsyeja ishte e qartë për t’u dhënë një mësim të tjerëve…!”

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të gjatë mes Jakut dhe viktimës, lidhur me çështje pronësie. Pas një përplasjeje fizike mes familjeve të tyre, Jaku ekzekutoi viktimën me armë zjarri.

Pas ngjarjes, ai u arratis, por më pas u dorëzua në polici. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e saj.

Pas ngjarjes, ai u arratis, por më pas u dorëzua në polici. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e saj.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme