Kronika 7 May 2025, 18:04 Nga VNA

Policia e Kosovës kryen kontrolle në Mitrovicë të Veriut, gjen sërish armë zjarri

Ndaje në Whatsapp
Policia e Kosovës kryen kontrolle në Mitrovicë të Veriut,

Policia e Kosovës tha gjatë bastisjeve të kryera mesditën e 7 majit në bodrumin e një ndërtese banimi në Mitrovicë të Veriut ka gjetur armë të ndryshme.

Policia tha se pranoi informacione se në rrugën Kral Petri, në bodrumin e një banese kishte armë. Dhe, me të bastisur atë vend, zyrtarët policorë gjetën tre raketahedhës krahu, dy helmeta balistike, dy çanta ushtarake, një gazmaskë dhe një antiplumb.

“Nuk ka persona të arrestuar dhe policia është duke punuar në identifikim e të dyshuarit apo dyshuarve në këtë rast”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Lidhur me këtë bastisje ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se “terrorizmi i sponsorizuar nga Serbia si në rastet si ky sot, nuk kanë dhe nuk do të kenë më vend në Kosovë”.

Më herët gjatë 7 majit, po në Mitrovicë të Veriut u arrestua një person, dhe gjatë bastisjeve u gjetën armë të ndryshme.

Sipas një njoftimi të Sistemit Prokurorial të Kosovës, gjatë bastisjes u gjet një punishte e armëve në këtë komunë, dhe autoritetet sekuestruan “sasi armatimi, pjesë të ndryshme të armëve, makina që janë përdorur në ndërhyrje në armë”.

I dyshuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është dërguar në mbajtje dhe akuzohet për disa vepra penale, përfshirë importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve, apo materieve plasëse, si dhe për armëmbajtje pa leje.

Në pjesë të ndryshme të Kosovës, përfshirë pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe, autoritetet kohë pas kohe kanë sekuestruar armë.

Në muajin mars u arrestuan 16 persona, përfshirë një polic, për kontrabandë me armë gjatë një operacioni policor të kryer në jug dhe veri të Kosovës./rel

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme