Kronika 9 May 2025, 12:48 Nga VNA

Ministria e Brendshme: Zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit do të jenë të hapura edhe më 10 maj

Ndaje në Whatsapp
Ministria e Brendshme: Zyrat e shpërndarjes së kartave të

Ministria e Brendshme njofton se zyrat e kompanisë “IdentiTek” do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë, më 10 maj, për të mundësuar qytetarëve tërheqjen e kartave të identitetit dhe ushtrimin e së drejtës së votës më 11 maj.

Ky vendim është marrë nga kompania “IdentiTek” me qëllim që t’u vijë në ndihmë qytetarëve që nuk kanë mundur të tërheqin dokumentet në kohë. Zyrat e aplikimit do të jenë të hapura nga ora 09:00 deri në orën 14:00, vetëm për tërheqjen e kartave të identitetit.

Ditët e fundit është vërejtur një fluks i shtuar aplikimesh nga qytetarë të cilëve u kanë skaduar dokumentet e identitetit, gjë që lidhet edhe me afërsinë e procesit të zgjedhjeve të përgjithshme.

Qeveria ka miratuar gjithashtu një Akt Normativ, i cili u jep të drejtë qytetarëve të votojnë edhe nëse dokumenti biometrik që zotërojnë është i skaduar. Këto masa synojnë të garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe të sigurojnë që çdo qytetar të ushtrojë të drejtën e votës pa pengesa.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme