Kronika 8 May 2025, 11:07 Nga VNA

Ekstradohet Davide Pecorelli, i dyshuar për mashtrim, dhunim varresh, zjarrvënie dhe kalim të paligjshëm kufiri

Ndaje në Whatsapp
Ekstradohet Davide Pecorelli, i dyshuar për mashtrim, dhunim varresh,

Është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë shtetasi Davide Pecorelli, i cili u mor në dorëzim këtë të enjte në aeroportin e Rinasit nga Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Pecorelli po dërgohet në Institucionin e Ekzekutimeve të Veprave Penale, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Ai është i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë “Mashtrimi”, “Dhunimi i varreve”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Davide Pecoreli inskenoi vdekjen dhe djegirn e tij në Pukë. Policia zbuloi eshtra në makinë dhe u ngritën dyshime se ai mund te ishte vrarë. Më vonë Pecoreli u zbulua në Itali i gjallë.

Procesi i ekstradimit vjen pas bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane, për zbardhjen e çështjeve të hapura ndaj tij në vendin tonë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme