Kronika 8 May 2025, 09:35 Nga VNA

Krimet zgjedhore, SPAK urdhëron kontrolle në disa zona në Shkodër

Ndaje në Whatsapp
Krimet zgjedhore, SPAK urdhëron kontrolle në disa zona në

Agjentët e BKH-së dhe Policia e Shkodrës po ushtrojnë kontrolle në disa zona si Malësia e Madhe, Barbullush, Bushat dhe Mjedë. Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për hetimet që lidhen me krimet zgjedhore të regjistruara përgjatë muajit të fundit. Në Shkodër është caktuar prokurori i Posaçëm Dritan Prençi. Në kuadër të strategjisë për hetimin e krimit zgjedhor janë caktuar prokurorë në 12 qarqe.

Burimet thonë se agjentët e BKH po mbështeten në terren nga oficerë dhe patrulla të DVP Shkodër.

BKH po kryen edhe veprime të tjera hetimore. Qarku Shkodër shihet si shumë problematik edhe për shkak të faktorit PSD të Tom Doshit, që synon të paktën dy mandate.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme