Kronika 9 May 2025, 23:42 Nga VNA

Dyshime për shit blerje votash/ Bllokohen dy automjete në Maqellarë, policia në vendin e ngjarjes  

Ndaje në Whatsapp
Dyshime për shit blerje votash/ Bllokohen dy automjete në

Dy automjete janë bllokuar nga anëtarë të shtabit të PD-së në qendër Maqellarës dhe ngrihen pretendime për shit blerje të votes.

Zyrtarisht policia tha se brenda dy automjeteve janë 4 persona, por kontrolli i tyre do të bëhet në momentin që do të mbërrijë drejtuesi i prokurorisë së Dibrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar dy makinat ndërsa prezente janë dhe strukturat e PD-së.

Sipas PD njëra nga makinat është e kryebashkiakut të Matit Agron Malaj që është kandidat për deputet për PS. Automjeti tjetër sipas PD është i nje biznesmeni.

Në Dibër është caktuar prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj, i cili po komunikon me strukturat.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme