Kronika 9 May 2025, 17:52 Nga VNA

“Tërhiqet” Aida Hajnaj, SPAK pritet të çelë garën për drejtuesin e ri të BKH

Ndaje në Whatsapp
“Tërhiqet” Aida Hajnaj, SPAK pritet të çelë

Afati i fundit për Aida Hajnajn për të dorëzuar dokumentacionin, pas shprehjes së interesit për një mandat të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), përfundoi të mërkurën, më 7 maj. Edhe pse znj. Hajnaj, e cila ka drejtuar BKH-në për pesë vite, kishte shprehur interes që në muajin mars, ajo nuk dorëzoi dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të përcaktuar. Ky hap është i domosdoshëm për të vijuar me fazat e testimit të parashikuara nga ligji nr. 95/2016 për SPAK-un.

Burime pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sqaruan se procesi i riemërimit nuk mund të vijojë për shkak të mosplotësimit të kërkesës ligjore për paraqitjen e dokumentacionit përkatës nga znj. Hajnaj. Mungesa e tij brenda afatit ligjor e përjashton automatikisht nga fazat e mëtejshme të përzgjedhjes dhe mbyll procesin e "riemerimit".

Në këto kushte, Komisioni i Përzgjedhjes, i përbërë nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra, pritet të shpallë zyrtarisht garën e hapur për drejtimin e ri të BKH-së. Sipas ligjit, çdo kandidat që dorëzon dokumentacionin përkatës do t’i nënshtrohet një procesi rigoroz, transparent dhe konkurrues, i strukturuar në shtatë faza vlerësimi.

Kujtojmë se BKH është një strukturë hetimore në varësi të Prokurorisë së Posaçme, e ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivelet më të larta. Roli i drejtuesit të saj është kyç për garantimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe efikasitetit të hetimeve që prekin interesa madhore publike dhe integritetin e shtetit ligjor.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme