Kronika 10 May 2025, 09:24 Nga VNA

Prokuroria e Tiranës kërkon ekstradimin e libanezit që masakroi me thikë të bijën në banesën e marrë me qira në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Tiranës kërkon ekstradimin e libanezit që masakroi

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet libaneze ekstradimin e 49-vjeçarit Fadi Alwan, i cili akuzohet për vrasjen e vajzës së tij, 24-vjeçares Rayan Alwan. Krimi i rëndë ndodhi në Tiranë gjatë një udhëtimi turistik të babait dhe vajzës nga Gjermania drejt Shqipërisë. Sipas hetimeve, ata kishin marrë një shtëpi me qira dhe ishin prezantuar si çift. Pesë ditë më vonë, trupi i pajetë i vajzës u gjet i masakruar me armë të ftohtë, ndërsa autori ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Arrestimi i Alwan u krye në Liban dhe u bë i ditur përmes Interpolit. Menjëherë pas kësaj, Gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit në mungesë ndaj tij, për akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare. Prokuroria ka theksuar se kërkesa për ekstradim bazohet në marrëveshjen e reciprocitetit mes dy vendeve.

Ndërkohë, përmes një letërporosie është kërkuar edhe ndihma e autoriteteve gjermane për të marrë dëshmi nga të afërmit e viktimës, për të zbardhur më tej rrethanat e konfliktit familjar. Në mesin e personave që pritet të pyeten është edhe nëna e të ndjerës.

Trupi i Rayan Alwan është tërhequr tashmë nga të afërmit e saj, të cilët presin drejtësi nga autoritetet shqiptare dhe libaneze.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme