Kronika 11 May 2025, 20:58 Nga VNA

Policia e Korçës arreston dy nga 4 personat që dhunuan familjarët e komisionerit në Pogradec

Ndaje në Whatsapp
Policia e Korçës arreston dy nga 4 personat që dhunuan

Pogradec/Kapen dhe vihen në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim për dhunimin familjarëve të komisionerit E.G.

Në vijim të informacionit të dhënë sot ku në qendrën e votimit nr.3901, shtetasi L. T., tashmë i arrestuar nga Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhunoi fizikisht komisionerin shtetasin E. G, dhe më pas disa persona dhunuan familjarët e shtetasit E.G, ju informojmë se:

Strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore në DVP Korçë, dhe shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë lokalizuan kapën dhe vunë në pranga dy nga katër shtetasit e shpallur në kërkim dhe konkretisht shtetasit :

L. K., 34 vjeç, dhe R. T., 37 vjeç, banues në Pogradec për veprat penale " Goditja ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore" dhe "Plagosja e lehtë me dashje".

Vijon puna për kapjen edhe të dy shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim konkretisht shtetasit D. M., 30 vjeç, E. M., 35 vjeç.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe kapjen dhe shoqërimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme