Kronika 10 May 2025, 18:00 Nga VNA

Asfalt elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për shpërdorim detyre dhe ndërtim të paligjshëm

Ndaje në Whatsapp
Asfalt elektoral në Belsh, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet për

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr. 446 të vitit 2025, mbi dyshimet për një skemë të mundshme abuzimi me detyrën dhe ndërhyrje të paligjshme në ndërtim, që dyshohet se lidhen me fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Në qendër të hetimeve është një video e publikuar më 5 maj në rrjetin social “Facebook”, me mbishkrimin “Asfalt elektoral në Belsh”, ku shfaqet një kamion me logon e subjektit “V.H.” sh.p.k. duke shtruar asfalt, ndërsa pranë mjetit ndodhet kandidati i një koalicioni zgjedhor, shtetasi D.C., i cili ngre publikisht dyshime mbi këtë ndërhyrje në infrastrukturë, vetëm pak ditë para zgjedhjeve. “I bëj thirrje kryetarit të Bashkisë Belsh të shpjegojë pse ky asfalt po shtrohet tani, një javë para votimeve”, dëgjohet të deklarojë ai në video.

Hetimet e nisura nga prokuroria kanë përfshirë kqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e dokumentacionit mbi punimet, si dhe marrjen e deklarimeve nga persona me dijeni mbi rastin. Deri më tani, hetuesit kanë arritur në përfundimin se punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Belsh kanë kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi me mosveprimet e tyre kanë lejuar që kompania private “V.H.” sh.p.k. të ndërhyjë në rrugët e brendshme të qytetit pa projekt të miratuar, duke u dyshuar se kjo lëvizje është bërë në funksion të fushatës elektorale.

Ndërkohë, ndaj subjektit “V.H.” sh.p.k. rëndon akuza për “Ndërtim të paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/3 i Kodit Penal.

Për pasojë, më datë 10 maj 2025, Prokurori i çështjes ka urdhëruar ndalimin e katër personave të dyshuar: F.M., L.H., Dh.K. dhe B.H. Policia gjyqësore ka ekzekutuar ndalimin për dy prej tyre, ndërsa për shtetasit Dh.K. dhe B.H. është lëshuar urdhër kërkimi. Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të lidhura me çështjen.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar të plotë këtë ngjarje që ngre pikëpyetje mbi ndërlidhjen mes përdorimit të fondeve publike dhe fushatës elektorale në prag të zgjedhjeve lokale.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme