Kronika 10 May 2025, 17:16 Nga VNA

E priti poshtë shtëpisë, 22-vjeçari shqiptar plagos me thikë oficerin e policisë në Greqi

Ndaje në Whatsapp
E priti poshtë shtëpisë, 22-vjeçari shqiptar plagos me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Halkidiki të Greqisë, ku një 22-vjeçar shqiptar ka plagosur me thikë një oficer policie 49-vjeç, të cilit, sipas dëshmitarëve, i kishte zënë pritë poshtë shtëpisë.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, të dy banonin në të njëjtën ndërtesë, ku oficeri jetonte me familjen dhe kishte gjithashtu të vendosur biznesin e zdrukthtarisë që e administronte bashkë me vëllain. Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se ky nuk ishte incidenti i parë i natyrës kërcënuese nga 22-vjeçari, i cili më herët kishte tentuar ta përballej disa herë oficerin.

Një banor i zonës që ndodhej pranë vendit të ngjarjes tha se i riu shqiptar e kishte pritur oficerin të paktën 2-3 herë më parë jashtë banesës, duke shfaqur sjellje të dyshimta. Mësohet se sulmi i fundit përfundoi me përdorimin e një thike, me të cilën autori plagosi oficerin. Fatmirësisht, ky i fundit ka marrë vetëm lëndime të lehta dhe është transportuar në Spitalin e Poligjiros për trajtim mjekësor.

Burime të afërta me hetimin tregojnë se 22-vjeçari është i përfshirë në aktivitetin e trafikut të drogës, ndonëse nuk rezulton të ketë pasur konflikte personale me policin.

I riu u arrestua menjëherë pas ngjarjes dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për plagosje të rëndë dhe shkelje të ligjit për armët./ Top Channel

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme