Kronika 10 May 2025, 21:14 Nga VNA

SPAK zbarkon në Kukës/ 2 persona shpallen në kërkim për krime zgjedhore

Ndaje në Whatsapp
SPAK zbarkon në Kukës/ 2 persona shpallen në kërkim për

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme (SPAK), kanë ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P., në kuadër të hetimeve për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Të dy shtetasit janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Ndërkohë, strukturat hetimore po punojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, ku dyshohet se janë dhënë vlera monetare për të ndikuar votën në favor të një subjekti politik.

Njoftimi i plotë:

Kukës

Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve G.P dhe K.P në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal.

Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme