Kronika 11 May 2025, 13:30 Nga VNA

Fotografuan fletët e votimit, katër shtetas bien në pranga në Tiranë dhe Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Fotografuan fletët e votimit, katër shtetas bien në pranga

Katër persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë dhe Elbasan, pasi u kapën në flagrancë duke fotografuar fletët e votimit gjatë procesit zgjedhor të 11 majit. Të arrestuarit janë proceduar penalisht për veprën “Shkelja e fshehtësisë së votimit”, e parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal.

Në Tiranë, Policia njoftoi arrestimin në flagrancë të dy shtetasve, H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, të cilët ishin shoqëruar fillimisht nga shërbimet e Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, pas sinjalizimeve nga kryetarët e komisioneve të qendrave ku ata kishin votuar.

Po në Tiranë, në një rast tjetër, shtetasja A. H. u arrestua pas kallëzimit të kryetarit të Komisionit Zonal, i cili e konstatoi duke fotografuar fletën e votimit brenda qendrës. Pas mbërritjes së Policisë dhe veprimeve hetimore, u bë arrestimi i saj dhe sekuestrimi i provave përkatëse.

Ndërkohë, në Elbasan, në qendrën e votimit nr. 2321 në lagjen “5 Maj”, një 56-vjeçare me iniciale M. C. u kap në flagrancë duke fotografuar votën. Ajo u sinjalizua nga një anëtar i komisionit dhe u shoqërua në komisariat, ku Prokuroria urdhëroi arrestimin e saj dhe sekuestrimin e telefonit si provë materiale.

Autoritetet sqaruan se në të gjitha rastet, procesi i votimit në qendrat përkatëse vijoi normalisht. Policia dhe organet e drejtësisë kanë bërë apel për respektimin e ligjit dhe ruajtjen e fshehtësisë së votës si një element thelbësor i integritetit të zgjedhjeve.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme