Kronika 13 May 2025, 13:17 Nga VNA

Lezhë/ Gjykata liron bashkëshortin e deputetes Elda Hoti dhe dy të arrestuarit e tjerë

Ndaje në Whatsapp
Lezhë/ Gjykata liron bashkëshortin e deputetes Elda Hoti dhe dy

 

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për Ladi Ndojën – bashkëshort i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti – si dhe për Amarildo Jushin dhe një tjetër të ndaluar, të cilët u arrestuan mbrëmjen e së shtunës (10 maj 2025) për disa vepra penale të lidhura me zgjedhjet.

Treshja akuzohej për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 20:20 në Rrëshen, ku shtetasit në fjalë, me dy automjete, dyshohet se i kanë bllokuar rrugën një automjeti të drejtuar nga Renuar Kola, 46 vjeç, drejtor i arsimit në Rrëshen, dhe pasagjerit A.D. Sipas deklarimeve, ndalimi u bë me pretendimin se këta të fundit ishin duke u përfshirë në blerje votash.

Pas kontrollit të ushtruar në automjetet e Ladi Ndojës dhe Amarildo Jushit, policia ka gjetur dhe sekuestruar lista me të dhëna personash – të dyshuara si lista zgjedhësish. Ndërkohë, në automjetin e Renuar Kolës nuk u gjet asnjë send i kundërligjshëm.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës për të mos i mbajtur në paraburgim të dyshuarit ka sjellë reagime të ndryshme në opinionin publik, veçanërisht për shkak të lidhjes së njërit prej tyre me politikën.

Hetimet për ngjarjen vijojnë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme