Kronika 13 May 2025, 17:44 Nga VNA

Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve online – Sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i mashtrimeve online –

Policia e Shtetit ka përfunduar me sukses një operacion ndërkombëtar kundër krimeve kibernetike, i koduar “Platforma”. Operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me SPAK-un dhe me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it, ndërsa janë përfshirë disa shtete si Gjermania, Shqipëria, Qipro dhe Izraeli.

Në Shqipëri, kontrollet janë kryer nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Forca e Posaçme Operacionale, në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme. Gjatë operacionit në Tiranë, janë ushtruar kontrolle në tre ambiente të ndryshme, ku janë sekuestruar:

  • 2 telefona celularë
  • 1 laptop
  • 1 kompjuter
  • 1 USB
  • 1 hard disk i jashtëm
  • 40 020 euro

Operacioni është pjesë e një hetimi ndërkombëtar të nisur nga autoritetet gjermane për një grup të organizuar kriminal, i cili dyshohet se ka mashtruar më shumë se 100 persona, duke u marrë mbi 3 milionë euro përmes një platforme të rreme investimesh online.

Policia e Shtetit deklaron se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për të goditur grupet kriminale që veprojnë në fushën e mashtrimeve financiare dhe krimeve kibernetike. Hetimet për këtë rast janë ende në vijim.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme