Kronika 15 May 2025, 19:18 Nga VNA

Flet kryetari i KZAZ-s në Kashar: U godita pasi kërkova qetësi gjatë një kontestimi vote

Ndaje në Whatsapp
Flet kryetari i KZAZ-s në Kashar: U godita pasi kërkova qetësi

Sekretari i KZAZ 30 në Kashar, Remzi Mehmeti ka treguar për mediat si nisi sherri, ku disa persona u futën brenda perimetrit ku bëhet numërimi dhe e goditën me grusht.

Sipas tij, vota e kontestuar i përkiste Orlando Rakipit të Partisë Socialiste.

Sekretari thotë se nuk i kishte identifikuar personat, por theksoi se kishte bërë kallëzim dhe ia ka lënë në dorë policisë.

“Kishte një votë të pa kontestuar dhe vëzhguesit në këtë rast, e kontestoi me shumë forcë. Unë u afrova dhe i thashë qetësohuni, do ta shohim votën dhe do të kthejmë përgjigje. Ata filluan të ngrenë zërin dhe të ofendojnë. I thashë që do marr masa për tiu larguar nga KZAZ. Ata kaluan perimetrin e sigurisë dhe më pas pamjet ju i keni parë.

Vota që po kontestohej ishte vota e Orlando Rakipit. Ishte votë e PS dhe normalisht duhet të ishin njerëzit e tij. Në ishim vetëm për ta vlerësuar”, tha Sekretari i KZAZ, Remzi Mehmeti .

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme