Kronika 14 May 2025, 18:47 Nga VNA

Grupi kriminal mashtronte qytetarët nëpërmjet skemës së Call Center

Ndaje në Whatsapp
Grupi kriminal mashtronte qytetarët nëpërmjet skemës së

Të mërkurën paradite Policia Shqiptare njoftoi goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që kryente mashtrime nëpërmjet një platforme investimesh online.

Policia e Shtetit doli të mërkurën me një njoftim zyrtar në Facebook, lidhur me një skemë mashtrimi kompjuterik që kryhej nëpërmjet një Call Center në Tiranë.

“Vihen në pranga tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, punohet për kapjen e dy të tjerëve”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në kuadër të operacionit policor të koduar “Platforma” identifikuan autorët e këtyre mashtrimeve kompjuterike.

Ky grup i strukturuar kriminal kishte përshtatur katin e parë të një ndërtese në Tiranë në një qendër Call Center, nëpërmjet të cilës kryente edhe mashtrimet kompjuterike dhe financiare.

“Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, citon njoftimi i policisë.

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme