Kronika 15 May 2025, 11:10 Nga VNA

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor shqyrton nesër ankimimin e PD-së

Ndaje në Whatsapp
Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor shqyrton nesër ankimimin e

Nesër, më 16 maj, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë kërkesë-padinë e Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkon shfuqizimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.

KAS shfuqizoi pak ditë më parë një vendim të kryekomisionerit të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi që vendosi të mos numëroheshin votat e Greqisë.

KAS urdhëroi numërimin e zarfave të ardhura nga Greqia, por PD-ja vendosi ta conte në Kolegj Zgjedhor, duke pretenduar se nuk duhen numëruar për shkak të shkeljeve të kryera dhe problematikave të hasura. Partia Demokratike pretendon se votat e emigrantëve nga Greqia janë të manipuluara.

 

NJOFTIM PËR MEDIA

Në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, për llogari të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor,

është paraqitur për shqyrtim, Kërkesëpadia Nr.9 Regj. Themeltar Dt.14.05.2025 Regjistrimi, me:

PADITËSE: Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

I PADITUR: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

PERSON I INTERESUAR: Partia Socialiste e Shqipërisë.

OBJEKTI: 1. Shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

2. Pezullimin e vendimit nr. 50, datë 13.05.2025 të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

BAZA LIGJORE: Nenet 19, 20, 145 dhe 152 të Kodit Zgjedhor;

Vendimi nr. 13, datë 12.11.2024 të Komisionit Rregullator;

Vendimi nr. 22, datë 20.03.2025 të Komisionit Rrregullator.

Trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do të shqyrtojë kërkesëpadinë, përbëhet nga

gjyqtarët:

1. Enkel Peza (Relator);

2. Rexhep Bekteshi (Anëtar);

3. Entela Shedula (Anëtare);

4. Ornela Naqellari (Anëtare);

5. Lutfije Celami (Anëtare).

Në bazë të Urdhrit Dt.14.05.2025 të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, seanca gjyqësore është

planifikuar të zhvillohet më datë 16.05.2025, ora 13:00, në ambientet e Gjykatës Administrative

të Apelit, në adresën: Rr.“Ismail Qemali”, Tiranë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme