Kronika 15 May 2025, 10:56 Nga VNA

SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës, dyshohet për korrupsion zgjedhor në favor të PSD

Ndaje në Whatsapp
SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të Vaut të Dejës,

Me urdhër të SPAK sekuestrohet celulari i kryebashkiakut socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor në favor të partisë Social Demokrate të Tom Doshit.

Kontrolli i tij erdhi 3 ditë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku fitoi bindshëm Partia Socialiste.

Më herët, gjatë një takimi në Shkodër, kryeministri Edi Rama e thumboi Shkrelin duke lënë të nënkuptohej se ai po punonte kundër interesave të Partisë Socialiste. “Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!”, tha ndër të tjera Rama. Kristian Shkreli, u zgjodh kryebashkiak i Vaut të Dejësit nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2023.

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme