Kronika 15 May 2025, 15:31 Nga VNA

Incident në qendrën e votimit në Kashar/ Dhunohet sekretari i KZAZ, PD: Krim zgjedhor, çështja shkon në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Incident në qendrën e votimit në Kashar/ Dhunohet sekretari i

Një incident është regjistruar ditën e sotme në një qendër votimi në zonën e Kasharit, ku është ushtruar dhunë fizike ndaj sekretarit të KZAZ-së, Remzi Mehmetaj.

Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi vëzhguesit e maxhorancës si autorë të dhunës, duke e cilësuar ngjarjen si një “krim zgjedhor të mirëorganizuar”. Ai njoftoi se çështja do të referohet në SPAK dhe se PD do të ndjekë penalisht të gjithë personat e përfshirë.

“Sherri u bë nga vëzhguesit e maxhorancës. Personat që kanë dhunuar sekretarin e KZAZ janë larguar. Policia ka ardhur, por deri tani sa dimë nuk kanë bërë asgjë. Ky është krim zgjedhor dhe do ta dërgojmë në SPAK. Këta individë i kemi shpallur terroristë elektoralë dhe si të tillë do trajtohen nga PD, nga i pari tek i fundit,” – u shpreh Këlliçi.

Sipas tij, personi që ka ushtruar dhunë mund të mos ketë qenë i akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, çka rëndon edhe më shumë situatën ligjore. Sekretari i KZAZ-së, Remzi Mehmetaj, ka bërë kallëzim penal për ngjarjen. Rei Nozlli autor i përplasjes është shoqëruar në polici

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme