Kronika 17 May 2025, 18:50 Nga VNA

Sulmet ndaj gazetarëve, Lala: Distancohem nga dhuna. Krimet zgjedhore, SPAK, ka 39 dosje

Ndaje në Whatsapp
Sulmet ndaj gazetarëve, Lala: Distancohem nga dhuna. Krimet zgjedhore,

Gjatë fushatës zgjedhore por edhe përditshmëria e punës së gazetarëve në jo pak raste janë parë si "tabela qitje" nga politikanët në vendin tonë. Edhe pse thuhet se lajmësi nuk preket, në fakt gazetarët janë gjendur përballë kritikave, ngacmimeve deri edhe tek sulmet kundrejt tyre, ndonëse gjenden në krye të detyrës. Klodiana Lala, gazetare kronike, që vijon e ushtron profesionin në një nga mediat informative shpreh keqardhje  për sulmet ndaj kolegëve por deklaron se sa herë marrin "shuplaka" prej tyre, po aq marrin dashuri nga   publiku. Ndaj ajo pati edhe një reagim në lidhje me incidentin e fundit të gazetarëve të EuroNews me deputetët e opozitës, Lala thotë se "distancohem nga dhuna gjithnjë dhe nga gjuha vulgare, sidomos në adresë të gazetarëve". Për këtë ajo ftoi kolegët gazetarë që përtej informimit të publikut të ofrojnë edhe në  panoramë të plotë, të drejtë dhe të qartë, palët të njihen me të gjitha anët e ngjarjes.  Si në prej gazetarëve që këto zgjedhje i ndoqi në Qarkun e Fierit, një prej qarqeve që prodhoi më shumë mandate për PS se asnjëherë, Klodiana Lala thotë se në fakt krimi dhe politika janë sofistikuar dhe do duhej që SPAK që zbardhte çdo krim zgjedhor.  E ftuar në emisionin “Kjo Javë, e moderuar nga Nisida Tufa,  Lala tha se janë 39 dosje penale që lidhen me hetimet për krimet zgjedhore, dhe shpreson që të zbardhet e vërteta, pasi nuk është ky vullneti që kanë dhënë shqiptarët, duke iu referuar anomalive në disa qarqe, në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Fier.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme