Kronika 17 May 2025, 12:10 Nga VNA

Vrasja e Renato Hoxhajt, shpallet në kërkim ndërkombëtar rumuni i dyshuar si ekzekutor

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Renato Hoxhajt, shpallet në kërkim ndërkombëtar

Policia e Shtetit ka shpallur zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar shtetasin rumun, i dyshuar si ekzekutori i Renato Hoxhajt, i cili u vra në mëngjesin e 27 prillit 2025, në hyrje të pallatit ku banonte. Kërkimi ndërkombëtar u bë pasi më herët Gjykata e Vlorës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për akuzën e vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim.

Sipas burimeve policore, i dyshuari besohet se fshihet në Greqi, ku dyshohet se ka edhe bazën e tij. Autoritetet greke po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për kapjen e tij.

Ndërkohë, për ekzekutimin e rojës së një objekti në ndërtim është arrestuar Eris Mehmetaj, djali i ish-deputetit demokrat Xhevdet Mehmetaj. Ai është arrestuar nën dyshimet për krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes. Edhe pse ka refuzuar të flasë para hetuesve, dyshohet se ai ka siguruar mjetin me të cilin u krye krimi.

Vrasja e Renato Hoxhajt dyshohet se është urdhëruar nga Dubai.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme