Kronika 16 May 2025, 13:25 Nga VNA

Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor seancë në mungesë të PD-së

Ndaje në Whatsapp
Votat e Greqisë, Kolegji Zgjedhor seancë në mungesë të

Kolegji Zgjedhor vendosi të zhvillojë në mungesë të përfaqësuesit të Partisë Demokratike, ankimimin përmes të cilit kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, që lejoi numërimin e votave të Greqisë.

Kryekomisioneri i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi vendosi që votat e Greqisë të mos numërohen për shkak të problematikave, por KAS e rrëzoi verdiktin e tij.

PD-ja dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore vuri në lëvizje Kolegjin Zgjedhor, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit të KAS, duke tentuar në këtë mënyrë bllokimin e mbi 50 mijë zarfave të mbërritura nga shteti fqinj. Sot, përfaqësuesi i PD-së përmes një emaili se për shkak të situatës së krijuar nga bllokimi i rrugëve për shkak të Samitit të Komitetit Politik Europian nuk mund të paraqiteshin.

E pranishme në seancë ishte përfaqësuesja e KQZ-së, ndërsa kishte interesim të lartë nga media. Nga pala e interesuar PS-ja nuk ishte i pranishëm asnjë përfaqësues.

Kolegji pasi u tërhoq në dhomën e këshillimit vendosi ta zhvillojë seancën pa praninë e kërkuesit.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme