Kronika 15 May 2025, 22:31 Nga VNA

Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Ndaje në Whatsapp
Përplasja për votën e Ornaldo Rakipit, Klodiana Lala jep detaje

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga përplasja në Yrshek mes vëzhguesit të Ornaldo Rakipit dhe Sekretarit të KZAZ-së.

"Ka patur kontestime për një votë nga vëzhguesit e Ornaldo Rakipit. Janë votuar dy kandidatë në një fletë. Kur vota u shpall e pavlefshme, janë futur një sërë përsonash, por njëri prej tyre ka goditur sekretarin e KZAZ. U desh ndërhyrja e Celibashit që të vinte në Yrshek. Personi është ndaluar, është person me precedent penal.

Janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë për t'u marrë në pyetje. Ne filmuam edhe një automjet që drejtohet nga një grua, por brenda ka patur para dhe u sekuestruan nga policia", tha ndër të tjera Lala.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme