Kronika 17 May 2025, 12:06 Nga VNA

Dhunoi sekretarin e KZAZ-së së Kasharit, Gjykata e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

Ndaje në Whatsapp
Dhunoi sekretarin e KZAZ-së së Kasharit, Gjykata e Tiranës

 

 

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest me burg" për Rei Nozllin, i cili dhunoi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar, pas një debati të ndezur për një votë të pavlefshme në favor të kandidatit të PS-së nga lista e hapur, Ornaldo Rakipi.

Ndaj tij rëndon akuza “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Pamjet e dhunës, të filmuara nga vëzhguesit e pranishëm, bënë xhiron e rrjeteve sociale.

Ngjarja ndodhi më 15 maj 2025, në ambientet e KZAZ nr. 30 në Kashar, gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj. Rreth orës 14:00, një nga numëruesit shpalli të pavlefshme një votë, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të Rei Nozllit dhe disa personave të tjerë që ndodheshin aty, pa pasur statusin zyrtar të vëzhguesve.

Pas ndërhyrjes së sekretarit të KZAZ-së, R.M., i cili kërkoi qetësi dhe njoftoi se komisioni do të rishqyrtonte votën e kontestuar, situata u tensionua më tej. Sipas dëshmisë së kallëzuesit, Rei Nozlli kaloi shiritin e sigurisë dhe e goditi atë me grushte dhe shkelma. Pas tij ndërhynë edhe persona të tjerë, por u ndaluan nga numëruesit e pranishëm.

Pas veprimeve hetimore paraprake, Rei Nozlli u arrestua dhe akuzohet për veprën penale "Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".

 

 

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme