Kronika 18 May 2025, 09:59 Nga VNA

Policia e vë në pranga 28-vjeçarin që u vetëplagos tek Komuna e Parisit, në pranga dhe dy të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Policia e vë në pranga 28-vjeçarin që u vetëplagos

Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen e ndodhur gjatë natës në Komunën e Parisit, ku një 28-vjeçar, i identifikuar si Kristian Kaçorri u plagos me armë zjarri.

Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu ishte vetëplagosur aksidentalisht me një armë pistolete në ambientet e një lokali.

Policia thotë se vuri në pranga 28-vjeçari, por edhe dy persona të tjerë, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç si dhe shpalli në kërkim E.E 41 vjeç.

Njoftimi i policise

Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital  kishte shkuar për mjekim,një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

  1. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M(kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme