Bota 27 September 2026, 11:11 Nga VNA

Wadephul-Lavrov, takimi i papritur në OKB pas 4 vitesh

Ndaje në Whatsapp
Wadephul-Lavrov, takimi i papritur në OKB pas 4 vitesh

Takim i papritur në Nju Jork mes ministrit të Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, dhe homologut të tij rus, Sergej Lavrov. Dy diplomatët u takuan në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në bisedimet e para dypalëshe mes ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë që nga viti 2022. Takimi zgjati rreth 20 minuta dhe u mundësua përmes ndërmjetësimit të vendeve të treta.

Sipas Wadephulit, gjatë bisedës u diskutua kryesisht për luftën në Ukrainë, eksportet e drithërave dhe incidentin me dronin në aeroportin Leipzig/Halle. Ministri gjerman tha se i kishte bërë të qartë Lavrovit se Berlini e konsideron incidentin me dronin si kalim të një “vije të kuqe” dhe se pret që raste të tilla të mos përsëriten.

Wadephul theksoi gjithashtu se mbështetja e Gjermanisë për Ukrainën mbetet e pandryshuar dhe se Rusia duhet të jetë e gatshme të ulet në tryezën e negociatave. Ai e përshkroi takimin si pjesë të rolit të diplomacisë për të mbajtur të hapura kanalet e komunikimit, duke theksuar se biseda me kundërshtarët është e nevojshme edhe kur palët kanë qëndrime të kundërta.

Nga ana tjetër, Lavrov e minimizoi rëndësinë e takimit, duke thënë se nuk kishte dëgjuar nga pala gjermane asgjë që të ishte ndryshe nga deklaratat publike të Berlinit. Sipas tij, qëndrimet gjermane ishin tashmë të njohura dhe biseda nuk solli ndonjë ndryshim konkret.

Takimi u zhvillua në një periudhë tensionesh të forta mes Berlinit dhe Moskës, ndërsa Gjermania ka akuzuar Rusinë për përfshirje në incidente të fundit të sigurisë, përfshirë rastin e dronit në aeroportin Leipzig/Halle.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Wadephul u përqendrua gjithashtu te rreziqet dhe mundësitë që sjell zhvillimi i shpejtë i inteligjencës artificiale, duke bërë thirrje për rregulla ndërkombëtare që teknologjia të përdoret në përputhje me dinjitetin njerëzor.

Video

Një e ftuar si Dua Lipa dhe dasma merr tjetër atmosferë! Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka festuar në dasmën e një të afërmi në Shqipëri, ku është shfaqur duke kërcyer e shijuar festën mes të ftuarve. Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit, duke i bërë të gjithë të dëshirojnë një të ftuar si ajo në dasmën e tyre.

Johnny Depp ka dhuruar një moment që askush nuk e priste gjatë një feste në Las Vegas. Teksa pozonte para fotografëve, aktori iu afrua murit të dekoruar me bimë dhe… kafshoi një prej gjetheve! Depp e përtypi për disa sekonda, përpara se ta pështynte dhe të vazhdonte pozimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Një moment interesant është regjistruar gjatë aktivitetit Oil Wrestling Presidential Cup, ku Osman Ali Davutoğlu, i prezantuar si “djali shpirtëror” nga Tanzania i ish-ambasadorit Ali Davutoğlu, përshëndeti spektatorët e pranishëm. Prania e tij tërhoqi vëmendjen e publikut gjatë aktivitetit tradicional të mundjes me vaj.

Kryebashkiaku Mamdani është shfaqur në një video me tone satirike, si reagim ndaj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në OKB. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ai shfaqet me komedianin Ramy Youssef, të dy me shalle palestineze. Postimi shoqërohet me mesazhin: “Duhej t’u përgjigjeshim deklaratave të Netanyahut në OKB në mënyrën tonë”, si dhe me flamurin palestinez.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme