Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën Fermë-Çlirim të Fierit, ku një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, i moshuari, i cili ishte i paralizuar, jetonte i vetëm në banesë.
Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Flakët janë përhapur në banesë dhe kanë përfshirë edhe çatinë, e cila më pas është shembur dhe ka rënë mbi 70-vjeçarin, duke i shkaktuar vdekjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe Policia, ndërsa po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të zjarrit.
Hetimet për ngjarjen vijojnë.






















