
Reshjet e para të borës kanë mbërritur në zonat e larta malore të Tropojës, duke sjellë një panoramë dimërore që në ditët e para të vjeshtës.
Gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të shtune, dëbora ka mbuluar pjesë të Bjeshkëve të Tropojës, në qarkun e Kukësit, ndërsa temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme në zonat malore.
Pamjet e publikuara nga zona e Markofçës tregojnë malet, kullotat dhe pemët të mbuluara nga dëbora.
Reshjet e borës sinjalizojnë ndryshimin e kushteve atmosferike në veri të vendit, ndërsa temperaturat më të ulëta pritet të jenë më të ndjeshme veçanërisht në zonat me lartësi të mëdha.






















