Sociale 24 September 2026, 14:53 Nga VNA

AGSH dënon deklaratat e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen

Ndaje në Whatsapp
AGSH dënon deklaratat e Vlora Hysenit ndaj Klodiana Lalës: Shantazhet

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas deklaratave të ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala.

Përmes një reagimi publik, AGSH dënon me termat më të ashpër atë që e cilëson si shantazh dhe sulm ndaj gazetares, duke theksuar se presioni ndaj përfaqësuesve të medias nuk mund të tolerohet.

“Çdo i dyshuar i drejtësisë duhet të japë llogari vetëm përpara drejtësisë, ndërsa shantazhet ndaj gazetarëve nuk mund të tolerohen”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë.

AGSH i bën gjithashtu thirrje Hysenit që të tërheqë menjëherë deklaratat e bëra ndaj gazetares Klodiana Lala.

Njëkohësisht, Asociacioni i kërkon Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) që ta trajtojë me seriozitet episodin.

“AGSH i bën thirrje zonjës Hyseni që të tërheqë menjëherë deklaratat e saj, ndërsa e nxisim Strukturën e Posaçme që të shikojë me seriozitet këtë episod shantazhi nga ana e saj ndaj një gazetareje”, vijon reagimi.

Deklarata e AGSH-së vjen pas përplasjes së Hysenit me gazetaren Klodiana Lala, teksa ish-drejtuesja e SHISH po përballej me pyetjet e gazetarëve lidhur me çështjen për të cilën po hetohet nga SPAK.

Sipas qëndrimit të AGSH-së, pavarësisht pozitës së një personi përballë drejtësisë, sulmet dhe deklaratat me karakter shantazhues ndaj gazetarëve që ushtrojnë detyrën e tyre nuk duhet të tolerohen.

Video

Klodiana Lala ka bërë të ditur se ka depozituar një denoncim ndaj Hysenit, duke deklaruar se emri i saj është përdorur për të ushtruar presion ndaj të tjerëve. Lala paralajmëroi se do të ndërmarrë hapa ligjorë edhe në Britaninë e Madhe. Në “Opinion”, ajo ngriti gjithashtu pretendime të forta mbi materiale sensitive të SHISH-it që, sipas saj, janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, si dhe mbi komunikime që pretendon se janë pjesë e dosjes hetimore.

Këto janë momentet kur dhjetëra delegatë largohen nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, teksa kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ngjitet në foltore për të mbajtur fjalimin e tij. Largimi i delegatëve u zhvillua në shenjë proteste. Duke reaguar nga foltorja, Netanyahu i cilësoi ata që u larguan si “frikacakë moralë”.

Tani radha është e shtetit. SPAK dhe GJKKO duhet të tregojnë nëse kjo ishte vetëm shpifje e dëshpëruar, apo përdorim publik i informacionit sekret nga një ish-shefe shërbimi që sot është nën hetim pikërisht për nxjerrje sekretesh. Sepse nëse shteti hesht, atëherë Vlora Hyseni nuk ka kërcënuar vetëm Klodin. Na ka kërcënuar të gjithëve.

Çfarë ndodhi sot jashtë Parlamentit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme