Politika 12 October 2026, 14:58 Nga VNA

Vullnet Sinaj justifikon votën pro reformës territoriale: Nuk doja t’i bëja qejfin PD-së, po të isha i pavarur do votoja kundër

Ndaje në Whatsapp

Vullnet Sinaj justifikon votën pro reformës territoriale: Nuk doja

Deputeti socialist Vullnet Sinaj vijon të justifikojë votën e tij pro Reformës Territoriale, ndonëse më parë kishte dalë publikisht kundër saj. Këtë herë, arsyeja që jep është se një votë kundër do t'i shërbente Partisë Demokratike, e cila, sipas tij, priste një përçarje brenda mazhorancës.

“Dukej sikur PD po priste të krijonte një përçarje brenda PS-së, por kjo nuk ka ndodhur dhe s’ka për të ndodhur. Mund të kemi mendime të ndryshme brenda nesh dhe i trajtojmë ato në grupin parlamentar. Në fund, votojmë siç është vendimi i grupit parlamentar që merret me votë”, u shpreh ai.

Pra, për të mos u bërë qejfin kundërshtarëve politikë, Sinaj zgjodhi të mbështeste një reformë që vetë e kishte kundërshtuar, duke mos mbajtur as fjalën e dhënë për votën kundër. Madje, deputeti socialist e cilësoi këtë një rregull universal, që zbatohet edhe nga partitë e tjera evropiane.

Në intervistën në News24, Sinaj shkoi edhe më tej me shpjegimin e tij. Ai deklaroi se nëse do të ishte deputet i pavarur, mund të kishte votuar kundër reformës.

 “Nëse do të isha deputet i pavarur në Parlament, edhe mund ta kisha votuar kundër atë reformë”, deklaroi ai.

Shpjegimi i deputetit socialist e përmbledh më së miri mënyrën se si funksionon mendimi ndryshe në PS, mund të jesh kundër, por për të votuar kundër duhet të jesh jashtë partisë.

Kështu, Sinaj ruajti unitetin e PS-së, nuk i dha kënaqësinë opozitës dhe votoi pro reformës. E vetmja gjë që nuk arriti të ruante ishte fjala e tij dhe shkrirjen e bashkisë Selenicë ku mori vota për t'u bërë deputet.

Lexo gjithashtu

Video

Eurodeputetja gjermane Terry Reintke kritikon drejtpërdrejt Ursula von der Leyen për qëndrimin gjatë vizitës së saj në Shqipëri, duke e konsideruar të papranueshme që nuk foli publikisht për protestat që vijojnë prej mbi 130 ditësh.

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

Bebe Rexha si ta tund një dasëm shqiptare…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme