Politika 10 October 2026, 21:02 Nga VNA

Erjon Braçe nuk e mban dot zemërimin. S’ka ç’i bën gomarit…i bie Agron Shehajt

Ndaje në Whatsapp
Erjon Braçe nuk e mban dot zemërimin. S’ka ç’i

Erion Braçe nuk e ka kapërdirë ende furtunën e kritikave pas votës pro reformës territoriale. Por zemërimin nuk po e shkarkon mbi Edi Ramën, të cilit në fund iu bind, por mbi Agron Shehajn, që ia kishte parashikuar fundin rebelimit.

Deputeti socialist ka shpërthyer në Facebook kundër kreut të Partisë Mundësia, pa ia përmendur emrin, duke e quajtur oligark, kërmill dhe financues patronazhistësh që, sipas tij, e sulmojnë në rrjetet sociale.

Braçe shkon edhe më tej, duke hedhur akuza të rënda për burimin e pasurisë së Shehajt, nga shfrytëzimi i punonjësve te lidhjet e pretenduara me drogën dhe transaksionet fiktive. Madje thotë se dokumentet ua ka dorëzuar prej kohësh institucioneve të qeverisë, por ato nuk kanë vepruar.

“Nuk e kam kuptuar kurrë pse e kanë falur. Si thoni? Pse e kanë falur?”, pyet Braçe.

Dy ditë më parë, Shehaj e kishte quajtur përplasjen e Braçes me Ramën një teatër politik, duke parashikuar se deputeti socialist do të votonte pro reformës. Dhe pikërisht kështu ndodhi.

Tani Braçe kërkon hesap nga Shehaj pse e sulmon dhe nga institucionet pse nuk e hetojnë.

Vetëm me Ramën nuk ka më hesap për të larë. Atij ia dha votën.

Lexo gjithashtu

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje në bulevardin “18 Shtatori”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur një automjet tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit me iniciale B. D., dyshohet se ka shpërthyer gjatë lëvizjes. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të plagosur dy shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi shpërthimi ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit.

Mijëra qytetarë marshuan në qendër të Londrës në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar sanksione ndaj Izraelit dhe ndalimin e eksporteve britanike të armëve drejt tij.

Blerina Matraku thyen heshtjen për Adi Hilën: I pagova 10 mijë euro, nuk i kam asnjë borxh!

I paska harruar patronazhistët e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme