Politika 10 October 2026, 22:05 Nga VNA

Gaz Bardhi bëhet avokati i Erion Braçes dhe u jep leksione qytetarëve se kë duhet të kritikojnë

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi bëhet avokati i Erion Braçes dhe u jep leksione

Gazment Bardhi ka vendosur të marrë në mbrojtje Erion Braçen. Jo nga ndonjë akuzë penale, por nga kritikat e qytetarëve që prej dy ditësh i kujtojnë deputetit socialist një të vërtetë fare të thjeshtë: nuk mund të kundërshtosh me fjalë një reformë dhe pastaj ta miratosh me votë.

Kreu i grupit parlamentar demokrat ka dalë publikisht për t’u shpjeguar qytetarëve dhe mediave se po merren me njeriun e gabuar. Sipas tij, Braçe meriton vlerësim sepse ishte i vetmi socialist që ngriti zërin kundër hartës së re territoriale, ndërsa 13 deputetë të tjerë, të cilëve u shkriheshin bashkitë e zonave që përfaqësojnë, nuk guxuan as të flisnin.

Bardhi ka të drejtë kur thotë se përgjegjësia kryesore për reformën territoriale është e Edi Ramës. Ka të drejtë edhe kur kritikon heshtjen e deputetëve socialistë. Por kjo nuk e shfajëson Erion Braçen për votën e tij.

Sepse politika, zoti Bardhi, nuk është vetëm fjalë. Është mbi të gjitha akt.

Dhe kur një deputet thotë një gjë e bën një tjetër, problemi nuk është më thjesht politik. Është çështje dinjiteti njerëzor, respekti për qytetarët që e kanë votuar dhe besuar, por edhe përgjegjësie për atë që përfaqëson.

Erion Braçe mund të ketë mbajtur fjalimin më të zjarrtë kundër reformës territoriale. Mund të ketë denoncuar padrejtësitë e saj, të ketë mbrojtur banorët e bashkive që zhduken nga harta dhe të ketë kundërshtuar deri në minutën e fundit. Por në momentin kur ngriti dorën për ta votuar, të gjitha ato fjalë mbetën thjesht pjesë e një shfaqjeje parlamentare.

Dhe për aktorë, Partia Socialiste ndoshta ka edhe më të zotë se Erion Braçe.

Nuk është detyrë e qytetarëve të duartrokasin një deputet sepse pati guximin të flasë, kur nuk pati guximin të votojë ashtu siç foli. Aq më pak është detyrë e opozitës t’u shpjegojë se përse duhet ta kursejnë nga kritikat.

Por ndoshta Gazment Bardhi e ka të vështirë ta kuptojë këtë dallim. Sepse në partinë ku ai drejton grupin parlamentar, zërat kundër janë bërë aq të rrallë, sa një deputet që guxon të kundërshtojë me fjalë, edhe kur bindet me votë, i duket shembull për t’u admiruar.

Dhe një këshillë për Gazment Bardhin: politika kërkon edhe konsistencë. Sidomos nga ata që marrin përsipër t’ua mësojnë të tjerëve.

Lexo gjithashtu

Video

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës, ku një automjet ka shpërthyer teksa ishte në lëvizje në bulevardin “18 Shtatori”. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, kur një automjet tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit me iniciale B. D., dyshohet se ka shpërthyer gjatë lëvizjes. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të plagosur dy shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin ku ndodhi shpërthimi ka mbërritur grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e nevojshme për dokumentimin e plotë të rastit.

Mijëra qytetarë marshuan në qendër të Londrës në mbështetje të Palestinës, duke kërkuar sanksione ndaj Izraelit dhe ndalimin e eksporteve britanike të armëve drejt tij.

Blerina Matraku thyen heshtjen për Adi Hilën: I pagova 10 mijë euro, nuk i kam asnjë borxh!

I paska harruar patronazhistët e PS-së

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme