Politika 12 October 2026, 11:03 Nga D.M

PD: PS kërkon dënim pa ligj si në komunizëm, përjashtimi për Bardhin dhe Balliun nuk mund të jetë më shumë se 10 ditë

Ndaje në Whatsapp
PD: PS kërkon dënim pa ligj si në komunizëm,

 

Të gjuash me vezë apo me ujë socialistët (edhe pse pa shënjestër të sukseshme), qartazi do të dënohet me përjashtim të protagonistëve nga punët e Kuvendit. Deputetët e Partisë Demokratike në Këshillin e Etikës, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, kanë reaguar ashpër ndaj kërkesës së Partisë Socialiste për përjashtimin deri në 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.

Përmes një qëndrimi zyrtar, përfaqësuesit e opozitës e kanë cilësuar këtë kërkesë si abuzive, të papranueshme dhe një “dënim pa ligj, si në kohën e komunizmit”.

Sipas përfaqësuesve të PD-së, mazhoranca ka bërë një klasifikim të gabuar ligjor të pretendimeve të saj, duke kërkuar masa extreme që nuk përputhen me Rregulloren e Kuvendit.

“Dënim pa ligj, si në komunizëm”

Në dokumentin e paraqitur pranë Këshillit të Etikës, deputetët e PD-së theksojnë se Neni 65/1 i Rregullores së Kuvendit e ka përcaktuar qartë se cila masë aplikohet për çdo shkelje konkrete.

“Dënimet jashtë këtyre shkeljeve, apo sanksioni jashtë parashikimit të bërë për veprimin konkret, klasifikohet si ‘dënim pa ligj’, si në kohën e komunizmit,” thuhet në qëndrimin e plotë të Korreshit dhe Himçit.

Opozita sqaron se masa prej 60 ditësh (pika 7 e nenit 65/1) aplikohet vetëm në rastet kur përdoren lëndë piroteknike, tymuese apo bojëra, gjë që nuk pretendhet në asnjë moment nga vetë kërkuesit e PS-së.

PD: Veprimet e pretenduara nuk e kalojnë masën 10-ditore

Përfaqësuesit e PD-së argumentojnë se veprimet e përshkruara nga PS — si pengimi i seancës, shkaktimi i kaosit, apo përdorimi i fyerjeve dhe goditja me sende (shishe uji apo vezë) — hyjnë ekskluzivisht në fushën e veprimit të pikës 1 të nenit 65/1 të Rregullores.

“Veprimet e përshkruara nga kërkuesi… mund të klasifikohen brenda fushës së veprimit të pikës 1, të nenit 65/1, të Rregullores së Kuvendit. Sanksioni në këtë rast nuk mund të jetë kurrë, më shumë se 10 ditë kalendarike,” nërmvijojnë deputetët demokratë.

Më tej, në dokument theksohet se për dy deputetët e opozitës nuk ka pasur masa të tjera disiplinore më parë brenda këtij sesioni parlamentar (i cili ka nisur më 8 Shtator 2026), çka bën të pamundur edhe aplikimin e masave të ashpërsuara për përsëritje të shkeljes.

Kërkesa për rrëzimin e masës së PS-së

Në përfundim të qëndrimit të tyre, deputetët Korreshi dhe Himçi i bëjnë thirrje Këshillit të Etikës të rrëzojë kërkesën e mazhorancës si fund e krye të pabazuar në ligj:

“Kërkesa e tyre duhet të rrëzohet, sepse nuk ka bërë klasifikimin e duhur të shkeljes dhe sanksionit referuar veprimeve të përshkruara dhe që shoqërohen me pamjet përkatëse.”

Lexo gjithashtu

Video

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

Bebe Rexha si ta tund një dasëm shqiptare…

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme