Politika 12 October 2026, 11:16 Nga VNA

Gjuajti Ramën me vezë / Komisioni i Etikës përjashton me nga 60 ditë Bardhin e Balliun

Ndaje në Whatsapp
Gjuajti Ramën me vezë / Komisioni i Etikës përjashton me nga

VNA ka mësuar se Këshilli i Etikës sapo ka vendosur masa disiplinore me nga 60 ditë përjashtim nga punimet e Kuvendit për dy deputetët e opozitës, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu, pas incidenteve dhe tensioneve të regjistruara gjatë seancës së fundit plenare.

Vendimi vjen pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku i ngarkohen deputetëve akuza për pengim të rregullt të seancës, fyerje dhe hedhje sendesve ndaj anëtarëve të kabinetit qeveritar — përfshirë hedhjen e vezëve në drejtim të Kryeministrit Edi Rama nga deputeti Balliu dhe goditjen me shishe uji nga deputeti Bardhi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e opozitës në Këshillin e Etikës, Saimir Korreshi dhe Blendi Himçi, e kanë kundërshtuar ashpër këtë vendim duke e cilësuar si një "dënim pa ligj, si në kohën e komunizmit". Sipas tyre, masa e marrë është e pabazuar, pasi pika 7 e nenit 65/1 (e cila parashikon 60 ditë përjashtim) zbatohet vetëm për mjete piroteknike apo tymuese, ndërsa sipas Rregullores masa maksimale për shkeljet e pretenduara nuk duhej të kalonte 10 ditët.

Lexo gjithashtu

Video

Stuhia tropikale Rachel ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në brigjet jugore të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara, ku dallgët e fuqishme kanë dëmtuar rëndë disa banesa dhe kanë rrezikuar shembjen e tyre. Situata më e rëndë është regjistruar në Long Beach, ku autoritetet kanë shpallur tetë ndërtesa të pasigurta për banim, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime të pjesshme. Dallgët kanë shkatërruar pjesë të shëtitores bregdetare dhe kanë gërryer rërën poshtë themeleve të banesave. 

Bebe Rexha si ta tund një dasëm shqiptare…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme