Bota 8 July 2026, 18:36 Nga VNA

Tragjedi në ajër: Instruktori hidhet nga avioni gjatë fluturimit, studentja 22-vjeçare detyrohet ta ulë e vetme

Ndaje në Whatsapp

kj.kllk.PNG

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Argjentinë, ku një instruktor fluturimi humbi jetën pasi u hodh nga një avion në lëvizje, duke lënë studenten e tij 22-vjeçare të vetme në kabinë për të kryer uljen.

Sipas Prokurorisë argjentinase, instruktori Leandro Andrés Bertazzo, 42 vjeç, ndodhej në bordin e një avioni tip Cessna 150 së bashku me studenten Rosario gjatë një fluturimi stërvitor pranë qytetit Toledo, në Argjentinën qendrore.

Mediat vendase raportojnë se pak çaste para ngjarjes, Bertazzo i tha studentes: “Ti e di çfarë duhet të bësh, vazhdo.” Më pas ai hoqi kufjet, zgjidhi rripin e sigurimit, hapi derën e avionit dhe u hodh në ajër.

Rosario, megjithëse në gjendje shoku, arriti ta ulte avionin në mënyrë të sigurt, pa shkaktuar dëme në mjetin fluturues.

Drejtori i shkollës së fluturimit ku punonte Bertazzo deklaroi se asgjë nuk linte të kuptohej se instruktori po kalonte një krizë apo kishte planifikuar një veprim të tillë. Ai e përshkroi 42-vjeçarin si një njeri të dashur dhe profesionist me përvojë të gjatë, i cili kishte punuar edhe si instruktor fluturimi në Kili.

Sipas tij, hapja e derës së një avioni të vogël gjatë fluturimit është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të forcës së ajrit, duke e krahasuar me përpjekjen për të hapur derën e një makine që lëviz me 200 kilometra në orë.

Autoritetet argjentinase kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Video

Dita e 40 e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

Dita 40 e protestës, nis marshimi drejt Kryeministrisë

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Skënder Hitaj: Policia zbatoi ligjin, nuk ka vend për panik.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme