Televizioni shtetëror hungarez njoftoi të martën pezullimin e përkohshëm të transmetimit të lajmeve, ndërsa qeveria e re e kryeministrit Peter Magyar ka nisur riorganizimin e medias së shërbimit publik.
Kanali kryesor M1 publikoi njoftimin në një ekran të zi, ku kërkoi ndjesë për mënyrën se si është raportuar ndër vite.
“Media e shërbimit publik nuk mund të gënjejë. Megjithatë, kërkojmë ndjesë që e kemi bërë këtë për shumë vite”, thuhej në mesazh.
Sipas njoftimit, media publike hungareze do të transformohet për të qenë në të ardhmen “e pavarur dhe e besueshme”, ndërsa mbulimi i lajmeve do të mbetet i pezulluar përkohësisht.
Vendimi vjen pas premtimit elektoral të Magyar për të reformuar median shtetërore dhe për t’i dhënë fund asaj që ai e ka cilësuar si “propagandë” gjatë qeverisjes së Viktor Orban.
Magyar deklaroi në Facebook se kjo është “një ditë historike”, pasi sipas tij “transmetimi i propagandës ka marrë fund” në median publike. Ai shtoi se edhe Radioja shtetërore Kossuth ka ndaluar transmetimin.






















