Politika 16 October 2026, 05:51 Nga Ergys Mertiri

Të rinj të prangosur dhe të shtrirë përtokë, Policia pranon ndalimin, por mohon se pamjet janë nga komisariati

Ndaje në Whatsapp
Të rinj të prangosur dhe të shtrirë përtokë,



Pamjet e disa të rinjve të prangosur dhe të shtrirë në dysheme, të publikuara gjatë natës së 15 tetorit, kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit gjatë protestave të dhunshme në Tiranë.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shfaqen disa persona të shtrirë përtokë, me duart e prangosura. Fillimisht u pretendua se pamjet ishin regjistruar brenda ambienteve të një komisariati, por Policia e Tiranës e mohoi këtë version përmes një reagimi zyrtar të publikuar pak pas mesnatës.

Sipas Policisë, personat e shfaqur në video u kapën në flagrancë në ambientet e një institucioni shtetëror, teksa tentonin të hynin brenda dhe sulmonin punonjësit e policisë. Pamjet, sipas saj, tregojnë momentet e para të neutralizimit, ndërsa më pas të ndaluarit u shoqëruan në komisariat.

Megjithatë, në reagimin e saj Policia nuk identifikoi institucionin ku ndodhi ndërhyrja dhe nuk dha hollësi mbi kohën gjatë së cilës personat u mbajtën të prangosur në dysheme.

Ngjarja ishte një tjetër episod i natës së dhunshme në kryeqytet, ku protestat u shoqëruan me sulme ndaj institucioneve, dëmtime të bizneseve dhe përplasje me forcat e rendit.

Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, qofshin studentë, gjimnazistë apo pjesëtarë të tjerë të shoqërisë. Dhuna dhe shkatërrimi i pronës nuk justifikohen. Por ngjarjet e mbrëmshme kanë ngritur një pyetje që shkon përtej vetë protestuesve: për çfarë shërben shteti nëse nuk arrin të parandalojë dhunën atëherë kur duhet? Përshkallëzimi i vazhdueshëm i situatës dhe pamjet e ndërhyrjeve policore kanë vënë në qendër të debatit mënyrën se si Policia e Shtetit dhe qeveria po menaxhojnë krizën.

Lexo gjithashtu

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme