Politika 16 October 2026, 05:48 Nga D.M

Qyteti Studenti, stacioni i fundit i dhunës mbrëmë në Tiranë. Sulmohen konviktet, ndërhyjnë Policia dhe FNSH

Ndaje në Whatsapp
Qyteti Studenti, stacioni i fundit i dhunës mbrëmë në

Qyteti Studenti ishte stacioni i fundit i dhunës që përfshiu Tiranën mbrëmjen e 15 tetorit. Pas sulmeve ndaj institucioneve shtetërore, bizneseve dhe pronës publike, tensionet u zhvendosën drejt zonës rezidenciale universitare, ku u dëmtuan disa prej godinave të fjetjes së studentëve.

Gjatë mbrëmjes, grupe të rinjsh thyen xhamat e dyerve dhe dritareve të konvikteve, ndërsa forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së u nisën me urgjencë drejt zonës për të ndërhyrë dhe për të parandaluar dëmtime të tjera. Identiteti i personave përgjegjës për sulmet nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Ngjarjet në Qytetin Studenti mbyllën një tjetër ditë të dhunshme protestash në kryeqytet. Ajo që nisi si revoltë e studentëve dhe të rinjve kundër qeverisë u shoqërua sërish me përplasje, sulme ndaj institucioneve dhe shkatërrime të pronës publike e private.

Tirana kaloi kështu një tjetër natë të vështirë, me një protestë që u përshkallëzua në dhunë dhe me një ndërhyrje të forcave të rendit që nuk arriti të parandalonte dëmtimet. Sulmi ndaj godinave ku jetojnë studentët e bëri edhe më shqetësuese situatën, ndërsa mbeten pikëpyetje mbi mënyrën se si u menaxhua rendi publik gjatë mbrëmjes.

Lexo gjithashtu

Video

Vetëm 5 ditë në detyrë, shkarkohet zëdhënësja e Trump

Bashkë me fëmijën përballë të gjithëve

Protestuesit largojnë me forcë deputetin Klevis Balliu nga protesta

Pas disa orësh përplasje, studentët protestues përqafohen me efektivët e policisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme