Politika 15 October 2026, 19:32 Nga VNA

OSBE vetëofrohet për dialog pa ia kërkuar kush, del në krah të Ramës përballë protestave

Ndaje në Whatsapp
OSBE vetëofrohet për dialog pa ia kërkuar kush, del në krah

Prezenca e OSBE në Shqipëri ka reaguar për protestat e studentëve, duke mirëpritur mesazhin e Presidentit Bajram Begaj dhe duke u vetëofruar për të lehtësuar dialogun mes palëve, ndonëse nuk bëhet e ditur nëse i është kërkuar ndërhyrja e saj.

Përmes një reagimi publik, OSBE-ja i bashkohet thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës, duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në lehtësimin e komunikimit mes palëve, nëse një gjë e tillë kërkohet. Qëndrimi i organizatës ndërkombëtare vjen në një moment kur protestat dhe përplasjet kanë vënë nën presion qeverinë e Edi Ramës, ndërsa thirrjet institucionale për uljen e tensioneve po marrin gjithnjë e më shumë vëmendje.

‘Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet’ thotw OSBE.

Duke mbështetur mesazhin e Presidentit Begaj dhe duke u vetëofruar për të lehtësuar dialogun, OSBE-ja rreshtohet në krah të thirrjeve institucionale që kërkojnë qetësi, në një moment kur kryeministri Edi Rama përballet me protestat dhe kritikat e protestuesve. Megjithatë, në reagim nuk sqarohet nëse është kërkuar zyrtarisht ndërmjetësimi i OSBE-së nga palët e përfshira, apo nëse oferta vjen me nismën e vetë organizatës.

Lexo gjithashtu

Video

🔴TIRANA TANI, NËN PUSHTETIN E TYMIT

🔴LAJM I FUNDIT/ SULMOHET “QYTET STUDENTI”

Pse bëjnë të gjithë sikur nuk e kanë parë këtë email?

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku është vendosur një sasi tritoli në banesën e Ardian Bacinës, punonjës i Policisë së Kriminalistikës. Ngjarja është regjistruar në lagjen Kiras, në zonën e njohur si ish-Poçeria. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në automjetin dhe derën e banesës së punonjësit të policisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme