Sport 9 Maj 2026, 15:48 Nga VNA

AS: Real Madrid ka firmosur me Mourinhon

Ndaje në Whatsapp
AS: Real Madrid ka firmosur me Mourinhon

Jose Mourinho mund të rikthehet te Real Madrid pas 13 vitesh largimi, ndërsa raportimet nga media spanjolle bëjnë me dije se trajneri portugez është aktualisht kandidati kryesor për stolin e “Los Blancos”.

Prej javësh është diskutuar e ardhmja e Alvaro Arbeloa, i cili thuhet se ka humbur besimin e një pjese të rëndësishme të dhomës së zhveshjes, duke shtuar zërat për një ndryshim të afërt në pankinë.

Mes emrave të përmendur për zëvendësimin e tij kanë qenë Didier Deschamps, Jurgen Klopp, Lionel Scaloni, Unai Emery dhe natyrisht Mourinho.

Sipas gazetës “A.S.”, tashmë është arritur një marrëveshje paraprake mes klubit madrilen dhe “Special One”, i cili aktualisht drejton Benfica.

Presidenti Florentino Perez vazhdon ta vlerësojë shumë Mourinhon, pavarësisht largimit të tij në vitin 2013 pas përplasjeve me dhomën e zhveshjes. Sot ai shihet si figura që mund të rikthejë stabilitetin në skuadër.

Sipas raportimeve, zyrtarizimi i rikthimit të tij pritet vetëm pas përfundimit të sezonit, për respekt ndaj Benfica, ndërsa klubi portugez ka nisur të kërkojë zëvendësuesin e tij, me Ruben Amorim si një nga emrat e përfolur.

Edhe gazeta “Marca” raporton se janë bërë përparime të rëndësishme në negociata, ndërsa klauzola e lirimit të Mourinhos thuhet se është vetëm 3 milionë euro.

Video

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Aktivisti shqiptar Baki Goxhaj është bashkangjitur me Flotiljen Sumud për të shkuar drejt Gazës. Në një prononcim ekskluziv për TRT Balkan ai rrëfen se këto ditë ka qenë në Greqi ku po bëhet ripërgatitja dhe rigrupimi. Sipas detajeve që ndan ai, anija është e përbërë nga aktivistë të shteteve të ndryshme dhe do të kryejë ndalesa potenciale në porte të ndryshme, për të vazhduar më tej përfundimisht rrugëtimin e saj për në Gaza. VNA gjithashtu ka kontaktuar sot me zotin Goxhaj si i vetmi shqiptar në flotiljen drejt Gazës. Në ditët ne vazhdim do të jemi në kontakt të përditshëm me të për të mësuar mbi situatën e përgjithshme dhe vetë zotin Goxhaj që është bërë pjesë e këtij misioni humanitar. Video credits TRTBALKAN

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme