Sport 6 Maj 2026, 19:20 Nga VNA

Marco Van Basten: Pronarët e huaj po shkatërrojnë futbollin Italian, Milan shembulli

Ndaje në Whatsapp
Marco Van Basten: Pronarët e huaj po shkatërrojnë futbollin

Marco Van Basten, ish-fitues i Topit të Artë dhe legjendë e Milanit dhe e kombëtares holandeze, ka folur për problemet e futbollit italian në një intervistë dhënë Carlo Pellegattit me rastin e librit të tij të ri “50 ndeshje, emocione të pafundme, Milani”.
Van Basten u shpreh se “pronarët e huaj janë shkatërrimi i futbollit italian”, duke marrë si shembull edhe Milanin.
Sipas tij, aktualisht në Itali ka shumë pronarë të huaj që nuk kanë lidhje me historinë e klubeve dhe as interes të vërtetë për to. “Është për të ardhur keq. Do të ishte shumë e rëndësishme që futbolli italian të kthehej në duart e italianëve, në mënyrë që të rikthehej në majat e Europës”, tha ai.
Duke folur për kombëtaren italiane dhe Botërorin, Van Basten shtoi: “Kam parë kombëtaren e Italisë dhe tani i mungojnë yjet. Italia gjithmonë ka pasur një portier të madh, një mbrojtës të madh, një mesfushor të madh dhe një sulmues të madh. Sot është e vështirë t’i shohësh këta lojtarë, dhe kjo është e çuditshme. Futbolli italian dikur dominonte botën, sot nuk është më kështu”.
Për Botërorin, ai tha se mbështet Holandën, por nuk pret shumë prej saj, ndërsa shtoi se do të simpatizojë Brazilin e drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Video

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Kamëz, ku një fëmijë 2-vjeçar ka rënë në një kanal të ujërave të zeza, vetëm rreth 50 metra larg zyrave të Bashkisë Kamëz. Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë. Rasti ka ngjallur shqetësim te banorët, të cilët kërkojnë ndërhyrje urgjente për sigurimin e zonës dhe marrjen e masave mbrojtëse, në mënyrë që të shmangen incidente të tjera të ngjashme.

Ikona e dokumentarëve të natyrës, Sir David Attenborough, ka festuar 100-vjetorin e lindjes mes urimeve dhe homazheve të shumta. Në kuadër të festimeve, në Royal Albert Hall u organizua një koncert special, ku të pranishmit i kënduan “Happy Birthday” për të nderuar figurën e tij. Edhe BBC News publikoi një mesazh urimi për legjendën britanike, duke e cilësuar aktivitetin si një moment të veçantë për një nga figurat më të dashura të televizionit. Attenborough njihet globalisht për dokumentarët mbi natyrën dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në ndërgjegjësimin për mbrojtjen e planetit.

Lumir Abdixhiku fton qytetarët në tubimin e madh të bashkimit me Vjosa Osmanin! Pas miratimit të marrëveshjes për garim të përbashkët me Vjosa Osmanin, kreu i LDK-së tha se ky është momenti për të kapërcyer përçarjet dhe për t’i dhënë Kosovës një kapitull të ri. “Nesër ju presim nga ora 18:00 në AMC Hall. Le ta nisim bashkë këtë rrugëtim të madh për vendin”, u shpreh Abdixhiku.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme