Sport 5 Maj 2026, 19:12 Nga VNA

U shpall kampion, ja sa do të jetë buxheti i Interit për merkaton

Ndaje në Whatsapp
U shpall kampion, ja sa do të jetë buxheti i Interit për merkaton

Interi ka nisur përgatitjet për merkaton e verës dhe pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër për sezonin 2026-2027, pas fitimit të titullit të 21-të në Serie A.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, pronarët e klubit, “Oaktree Capital Management”, kanë vendosur në dispozicion një buxhet fillestar prej 40-50 milionë eurosh për afrimet e reja, por kjo shumë mund të rritet nëse shiten disa lojtarë të rëndësishëm, mes tyre edhe Alessandro Bastoni.

Mbrojtja duket se do të jetë reparti ku do të ketë më shumë lëvizje. Yann Sommer, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij pritet të largohen në fund të kontratave të tyre në qershor, duke detyruar klubin të kërkojë alternativa të reja.

Mes emrave të përfolur është Giovanni Leoni i Liverpoolit, i cili sezonin e kaluar luajti te Parma nën drejtimin e Cristian Chivu. Gjithashtu, qendërmbrojtësi i Sassuolos, Tarik Muharemovic, ka arritur një marrëveshje paraprake me Interin, edhe pse negociatat mes klubeve ende nuk janë avancuar.

E ardhmja e Alessandro Bastonit mbetet një nga çështjet më të rëndësishme. Presidenti Beppe Marotta ka konfirmuar interesimin e Barcelonës për mbrojtësin italian, megjithatë deri tani nuk ka mbërritur asnjë ofertë zyrtare.

Edhe në mesfushë priten ndryshime, me Henrikh Mkhitaryan që mund të largohet në fund të kontratës, ndërsa Curtis Jones i Liverpoolit shihet si një nga objektivat kryesorë për ta zëvendësuar.

Për portën, prioritet mbetet Guglielmo Vicario i Tottenham Hotspur, i cili konsiderohet pasardhësi ideal i Yann Sommer.

Sipas mediave italiane, Cristian Chivu po mendon edhe një ndryshim skeme, duke kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë. Në këtë rast, Marco Palestra i Atalantës është një nga emrat më të pëlqyer, falë fleksibilitetit të tij si mbrojtës krahu dhe anësor ofensiv.

Ndërkohë, “Corriere dello Sport” raporton se Interi vazhdon të ndjekë Nico Pazin, me shpresën për ta transferuar nga Real Madridi, pasi argjentinasi pritet të rikthehet në “Santiago Bernabeu” nga Como në fund të sezonit.

 

Video

Kam shumë ankesa për trajtimin që PS i bën fermerëve…por do e votoj prapë se jam nga Vlora.

Epo mos fol shumë o popull se i prishet harmonia Arbi Maznikut dhe Luçiano Boçit…

Dhe nuk e ka keq, nëse do ishte e vërtetë kjo që thotë

Jemi shume afër fitores po nuk i ndahemi kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme