30-vjeçari Jasir Asani ka bërë të ditur se sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Spanjë, por pa zbuluar ende klubin e saktë ku do të transferohet.
“Jam 95% i sigurt se sezonin e ardhshëm do të luaj në La Liga. Kam oferta nga Spanja, Arabia Saudite dhe Japonia, por me shumë gjasë do të zgjedh Spanjën. Është një klub shumë i madh dhe kur vjen një ofertë e tillë nga La Liga, nuk mund ta refuzosh. Megjithatë, duhet të flas edhe me Esteghlal FC,” është shprehur Asani.
Aktualisht ai është pjesë e klubit iranian Esteghlal FC, por kampionati në Iran është ndërprerë për shkak të tensioneve në rajon dhe situatës së krijuar mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iran.
Asani pritet të marrë një vendim përfundimtar në javët në vijim mbi të ardhmen e tij.






















