Sport 2 Maj 2026, 17:32 Nga VNA

Tension në Madrid, skuadra kundër rikthimit të Mourinhos

Ndaje në Whatsapp
Tension në Madrid, skuadra kundër rikthimit të Mourinhos

Gjatë javëve të fundit janë shtuar spekulimet për një rikthim të mundshëm të Jose Mourinho te Real Madrid, ku portugezi ka drejtuar skuadrën më herët nga viti 2010 deri në 2013.

Sipas raportimeve, Mourinho shihet si një nga kandidatët e preferuar të presidentit Florentino Perez, në rast se ndodh një ndryshim në stolin drejtues dhe shkarkohet aktualisht Alvaro Arbeloa, siç përflitet.

Megjithatë, brenda klubit dhe në opinionin e tifozëve, qëndrimet janë të ndara. Kjo është ndikuar edhe nga deklaratat e fundit të Mourinhos dhe polemikat që kanë përfshirë lojtarë si Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni.

Sipas gazetarit Gaston Alvarez, dhoma e zhveshjes së Real Madridit nuk e sheh Mourinhon si zgjedhjen e preferuar për sezonin e ardhshëm. Në vend të tij, më shumë vlerësohet trajneri gjerman Jurgen Klopp, i cili aktualisht drejton Benficën.

Alvarez ka theksuar se disa figura brenda klubit kanë shqetësime për stilin e Mourinhos, duke e cilësuar atë si një “figurë konfliktuale” që mund të sjellë tension në një dhomë zhveshjeje me ego të forta.

“Klopp pëlqehet shumë më tepër se Mourinho. Mourinho është një bombë me sahat… dhe ata e dinë këtë,” citohet të ketë thënë ai.

“Florentino e di që Klopp është më i pëlqyeri nga aspekti sportiv, por gjithashtu e di se Mourinho sjell zhurmë dhe ndikim të menjëhershëm,” u shtua në analizë.

Mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do të marrë një vendim përfundimtar në javët e ardhshme.

 

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme