Sport 2 Maj 2026, 15:55 Nga VNA

Fundjava sportive, ja cilat skuadra mund të shpallen kampione që këtë javë

Ndaje në Whatsapp
Fundjava sportive, ja cilat skuadra mund të shpallen kampione që

Fundi i sezonit në futbollin europian po afron dhe kjo fundjavë mund të sjellë shpalljen e disa kampionëve në ligat më të rëndësishme të kontinentit, me skenarë mjaft interesantë në garën për titull.

Në La Liga, Barcelona është pranë fitimit të titullit të 29-të kampion. Skuadra katalanase, e udhëhequr nga Pedri dhe me mungesën e Lamine Yamal për pjesën e mbetur të sezonit, do të përballet me Osasunan. Për t’u shpallur kampione këtë fundjavë, Barça duhet të fitojë dhe njëkohësisht të shpresojë që Real Madridi të mos arrijë fitore ndaj Espanyolit.

Në Serie A, Interi është vetëm një hap larg titullit, duke kryesuar me 79 pikë dhe duke lënë pas Napolin dhe Milanin. Zikaltrit presin Parman dhe një fitore do t’u siguronte matematikisht trofeun. Madje, Interi mund të shpallet kampion edhe para se të zbresë në fushë, nëse Napoli mposhtet nga Como dhe Milani nuk fiton ndaj Sassuolos.

Edhe në Turqi, Galatasaray është shumë pranë një tjetër triumfi. Me 74 pikë, shtatë më shumë se Fenerbahçe, skuadra e Stambollit mund të sigurojë titullin e katërt radhazi nëse arrin të mposhtë Samsunsporin këtë të shtunë.

Ndërkohë, në Portugali, Porto është shumë afër rikthimit te titulli kampion, duke mbajtur një avantazh prej shtatë pikësh ndaj Benficas. Porto mund të festojë edhe para ndeshjes me Alvercan, në rast se Benfica humbet ndaj Famalicaos. Nëse Benfica barazon, atëherë Portos i mjafton të mos humbasë për të vulosur titullin.

Kjo fundjavë premton emocione të forta dhe mund të sjellë disa kampionë të rinj në futbollin europian.

Video

Një ngjarje tronditëse në Bregun Perëndimor, pasi 14-vjeçari Aws al-Naasan u qëllua për vdekje pranë shkollës së tij, ndërsa më pas u vra edhe një 36-vjeçar në të njëjtën zonë. Pamjet tregojnë nxënës dhe mësues të tmerruar që kërkojnë strehim mes të shtënave. Ngjarja është pjesë e një vale në rritje dhune, ku gjithnjë e më shpesh në shënjestër janë edhe shkollat dhe fëmijët. Mësimi është pezulluar, ndërsa familjet përballen me frikën për sigurinë e fëmijëve të tyre. Në një realitet ku edhe shkollat nuk janë më të sigurta, frika po zëvendëson arsimin. Video marrë nga The Guardian

Salianji qenka kthyer në bashkëpunëtor.

Por mbi të gjitha është i detyruar të mbrojë interesat e familjes.

Kriteri kryesor është të mos kesh shanse të fitosh.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme