Sport 29 Prill 2026, 10:19 Nga VNA

PSG-Bayern thyen çdo rekord, këto janë 10 statistikat e çmendura që u regjistruan mbrëmë

Ndaje në Whatsapp
PSG-Bayern thyen çdo rekord, këto janë 10 statistikat e

Ndeshja spektakolare mes Paris Saint-Germainit dhe Bayern Munichut (5-4) nuk ishte vetëm një show futbolli, por edhe një sfidë historike që i theu disa rekorde në UEFA Champions League.

Ja 10 statistikat më të jashtëzakonshme të duelit të “çmendur” që u zhvillua mbrëmë në Paris:

1. Për herë të parë në histori, një gjysmëfinale e Champions League i pati 5 gola vetëm në pjesën e parë.

2. Ishte gjysmëfinalja e parë ndonjëherë me 9 gola total, duke e thyer rekordin e mëparshëm (7 gola), mes tyre edhe Inter vs Barcelona 4-3.

3. Vetëm një ndeshje tjetër në këtë sezon ka pasur 9 gola: 7-2 mes Barcelonës dhe Newcastle në 1/8 finales.

4. Ndeshja ishte vetëm një gol larg rekordit absolut në fazat “knockout” (8-2 i Bayern ndaj Barcelonës në 2020).

5. Në historinë e Champions League, vetëm 4 ndeshje kanë pasur më shumë gola se kjo.

6. Në ndeshjen e kthimit duhen vetëm 4 gola për ta barazuar rekordin e golave në total në një përballje me vajtje-ardhje (13 gola).

7. FC Barcelona e mban rekordin me 45 gola në një sezon të Championsit, por PSG (43) dhe Bayern (42) janë shumë pranë.

8. Për PSG ishte fitorja e 100-të në Champions League (pa i llogaritur fazat para-kualifikuese) – asnjë skuadër franceze nuk e kishte arritur më parë.

9. Khvicha Kvaratskhelia u bë lojtari më produktiv në fazën e eliminimit me 7 gola. Ish-futbollisti i Napolit arriti në kuotën e 10 golave në këtë edicion, duke e barazuar rekordin e Zlatan Ibrahimovic me PSG-në.

10. Nga ana tjetër, Harry Kane arriti në 13 gola këtë sezon, vetëm dy më pak se lideri Kylian Mbappé.

Video

Ish-deputeti Plarent Ndreca mbërrin në GJKKO ku pritet të shpallet vendimi lidhur me një kerkesë të Erion Veliajt për afatet e paraburgimit.

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme