Rajoni 29 April 2026, 10:00 Nga VNA

Kurti kritikon ashpër opozitën në Kuvend: Në rënie të lirë, mbështetja për VV do rritet

Ndaje në Whatsapp
Kurti kritikon ashpër opozitën në Kuvend: Në rënie

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër opozitën gjatë fjalimit të tij të fundit në Kuvendin e Kosovës, pak minuta para shpërndarjes së këtij institucioni, në seancën e mbajtur natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës.

Ai tha se deputetët e pakicës kërkojnë zgjedhje, por sipas tij nuk duan përgjegjësi dhe as pushtet.

“Ja ku jemi në një seancë e cila bojkotohet nga opozita, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve duan sërish zgjedhje ata janë të vetëdijshëm që zgjedhje nuk janë zgjidhje, ata nuk duan përgjegjësi, nuk duan pushtet, por dëshirojnë që këtë mos ta kemi as ne, veçse për këtë nuk vendosin ata vendosi populli i Kosovës i cili gjithnjë e më shumë na ka mbështetur neve në përputhje me realizimin e zotimeve tona”, tha ai.

Kurti theksoi më tej se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje është në rritje, duke shtuar se sipas tij, sjellja e opozitës është antiinstitucionale.

“Mbështetje për neve vetëm sa për rritet demokracia do edhe institucion nuk do vetëm vullnet të qytetarëve nuk do vetëm mbështetje vetëm mbështetje për politikan dhe parti të caktuara dhe këtu është sjellja jo shtetërore e anti institucionale e opozitës aktuale, ata nuk mund ta zhbëjnë vullnetin e popullit por ata nuk e respektojnë atë dhe përpiqen që të mos marr formë institucionale ky vullnet”, deklaroi ai.

Sipas tij, katër partitë opozitare po synojnë ta shantazhojnë shumicën parlamentare.

“Nuk kishin kërkesa për vete kishin inat për neve, kishin mllef ndaj neve por këto nuk janë probleme që unë mund t’i shëroj atë që nuk ua ka dhënë populli nuk ua japim dot ne në fakt nuk kërkoni asgjë kërkonin që populli të mos na jap atë që tashmë kishte ndodhur - mbështetja masive, fitorja rekord për neve dhe sot që jemi këtu janë 9 parti politike të pranishme. Katër parti i keni jashtë PDK, LDK, AAK, Lista Serbe. Ne jemi shumica e kuvendit e ata po dëshirojnë të shantazhojnë“, deklaroi ai.

Kurti gjithashtu u shpreh se vendit i duhet një opozitë e re, duke e cilësuar të tanishmen si të dobët dhe në rënie.

“Kosova për të pasur presidente të re duhet të ketë opozitë të re opozita është e vjetër, kjo opozitë mundet me sjell ndonjë fytyrë por zanatin e karakterin e ka të vjetër prandaj edhe janë në rënie të lirë janë duke rënë vazhdimisht në ciklet elektorale, sa më shumë që mbahen zgjedhje aq më poshtë po shkojnë. Dhe asnjë mësim nuk po e nxjerrin për besë do të ishin qesharak sikur të mos ishin të gjorë. Kjo do të ishte një komedi e bukur sikur të mos ishte gjithë ky mjerim politik, por edhe mjerimi politik nuk është ndonjë e zë e pakapërcyeshme ajo çfarë e bënë të pafalshme e të pakapërcyeshme janë ato dhjetëra e dhjetëra miliona euro”, tha ai.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme